Kështu e lufton shtetin e Kosovës, Lista Serbe: Ja çfarë i pret serbët nëse bëhen pjesë e FSK-së?!

Kosova

Kështu e lufton shtetin e Kosovës, Lista Serbe: Ja çfarë i pret serbët nëse bëhen pjesë e FSK-së?!

Më: 12 janar 2018 Në ora: 15:32
Listës Serbe në Zubin Potok

Sipas “zakonit të vjetër të Kolashinit”, njoftojmë dhe shpallim: “Mos i ftoni as në dasma e as në dekë”, “as në kishë, as në kafene” – “që të shpallën të padëshiruar në të gjitha objektet publike”, “të injorohen në çdo hap”, “jetën e tyre publike le ta vazhdojnë atje ku fatkeqësisht e filluan për shkak të errësimit të mendjes”.

Këto janë vetëm disa nga vërejtjet dhe mallkimet që Këshilli Komunal i Listës Serbe në Zubin Potok u ka bërë serbëve të kësaj komune.

Dhe i gjithë ky linçim e mallkim nga partia që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ka të bëjë me futjen e serbëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Sipas një letër-qarkore të shpërndarë në këtë qytezë nga Lista Serbe, thuhet se “vetëm kështu do të tregojnë ndërgjegje dhe besnikëri ndaj shtetit të vet të vetëm, Serbisë dhe ndaj popullit serb”.

“Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Zubin Potokut të cilën tentojnë që të ardhmen e tyre a kërkojnë në institucionin e Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në letër.

Kjo letër, sipas tyre, është shkruar pasi që kanë marrë vesh për aplikimin e disa qytetarëve të Zubin Potokut për angazhim në FSK, siç thonë ata ish UÇK-ja.

“Të gjithë ata kolashinacët që tentojnë që të ardhmen e tyre ta kërkojnë në institucionin e Ushtrisë së Kosovës, do të hasin në bojkot të ashpër të bashkësisë serbe. Me hyrjen e mallkuar në FSK qartë do t’ia kthejnë shpinën rodit të vet dhe fëmijëve të tyre”, theksohet tutje në letër

“Do të jeni të detyruar që si jeniçer, tytën e pushkëve ta mbani të drejtuar pikërisht kundër serbëve”, theksohet në fund të letrës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat