Qeveria i Çon në Kuvend Propozimet për Guvernator të Bankës Qendrore

Kosova

Qeveria i Çon në Kuvend Propozimet për Guvernator të Bankës Qendrore

Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:08
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës mendimin për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës pajtohet me këto kandidatura dhe në pajtim me Ligjin për Bankën Qendrore brenda 15 ditëve ia propozon kuvendit këto kandidatura”, tha Haradinaj.

Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë, nuk i përmendi emrat e propozuar për këtë post, i cili k ambetur vakant që nga shtatori i vitit të kaluar kur Bedri Hamza dha dorëheqje nga posti i guvernatorit për ta marrë pozitën e ministrit të Financave në qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha per KALLXO.com se nuk është në dijeni se cilët emra janë propozuar për pozitën e Guvernatorit.

Ai tha se për këtë do të njoftohet të hënën, kur fillon zyrtarisht puna në Kuvend, pas pushimit trejavor dimëror.

Për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore kanë aplikuar 28 kandidatë.

Në mesin e të kandidauarve ka edhe emra me të kaluar politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat