SHBA paralajmëron qytetarët e saj që vizitojnë Kosovën: Kujdes nga sulmet terroriste - Bota Sot
SHBA paralajmëron qytetarët e saj që vizitojnë Kosovën: Kujdes nga sulmet terroriste

Kosova

E shtunë, 20 tetor 2018

SHBA paralajmëron qytetarët e saj që vizitojnë Kosovën: Kujdes nga sulmet terroriste

Më: 12 janar 2018 Në ora: 21:06
SHBA

SHBA kanë tërheq vërejtjen për rritje të rrezikut të terrorizmit në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj në Kosovë apo atyre që duan të vizitojnë këtë vend që të kenë kujdes për shkak se disa zona mund të jenë cak i sulmeve terroriste.

Amerikanët që vendosin të vizitojnë Kosovën kujdesin më të madh duhet të kenë veriun e vendit, pasi që Veriu i Mitrovicës, Zubin Potoku dhe Zveçani janë vendet më të rrezikuara.

Amerikanët që vendosin të vizitojnë Kosovën kujdesin më të madh duhet të kenë veriun e vendit, pasi që Veriu i Mitrovicës, Zubin Potoku dhe Zveçani janë vendet më të rrezikuara.

“Tensionet brenda dhe në mes të komuniteteve në veri të Kosovës vazhdojnë të provokojnë dhunë, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Megjithëse së fundi kishin motive politike dhe nuk përshinin turistë apo anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, kalimtarët mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”,thuhet në njoftim.

Ambasada apelon që amerikanët në vend t’i mënjanojnë tubimet e mëdha dhe ngjarjet me karakter publik.

Nga Ambasada e SHBA’së i rekomandojnë turistët që ta mbajnë në nivel kujdesin, të jenë në rrjedhë me ndodhitë ne vend dhe t’i ndjekin lajmet lokale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test