Inxhinierja: Liqeni toksik i KEK-ut zbraz kimikate në Sitnicë

Kosova

Inxhinierja: Liqeni toksik i KEK-ut zbraz kimikate në Sitnicë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:05
Sitnicë

Një liqe i kaltër, i krijuar nga hiri i djegies së qymyrit nga KEK, ngadalë mund të shkatërrojë ekosistemin e disa lumenjve në Kosovë.

Evelina Rrathje, inxhiniere e Ambientit dhe Hidrologe në Emisionin “Jeta në Kosovë” ka prezantuar një hulumtim shkencor lidhur me shkaktarët e ndotjes në Kosovë.

Rrathje ishte paneliste në konferencën e gjashtë të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që u transmetua në ‘Jeta në Kosovë’.

Sipas saj, i ashtuquajturi liqe i kaltër, përmban kimikate aq të forta sa mund të shkaktojë katastrofë ambientale.

“Të jem e sinqertë unë madje dyshoj nëse këtë duhet ta quajmë ujë, pasi me ph 21, është thjesht zbardhues, jo ujë.  Liqeni i famshëm, i kaltër, të cilin zyrtarët e KEK-ut e mohojnë që ekziston”, tha Rathje.

Ajo po ashtu tregoi se autoritetet nuk po e pranojnë që ky liqe me kimikate derdhet në lumin Sitnica.

“Një gyp del nga liqeni sepse KEK-u po e zbraz këtë liqe në lum. Ky ujë zbardh çdo gjë që prek, tokën, dheun, gjithçka bëhet e bardhë. Derdhet në lumin Sitnica”, konstatoi Rathje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat