Assesi të biem në llogon e 10 vjetorit, edhe kjo e reja duket e vjedhur

Kosova

Assesi të biem në llogon e 10 vjetorit, edhe kjo e reja duket e vjedhur

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:40
Llogo

Për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës janë bërë përgatitje të mëdha. Ndër përgatitjet është edhe përzgjedhja e logos zyrtare për këtë jubile që do të përdorët nëpër dokumente, festime, dekorata, etj.

Megjithatë, logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. 

Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.

Mirëpo, po del që edhe logoja e re është afër plagjiatit ose e tëra plagjiat, shkruan lajmi.net.

Kjo logo i ngjan asaj të Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në kongresin temat të BDI-së të mbajt para gati tri vjetësh në Shkup ishte përdorur kjo logo që i ngjan shumë në koncept dhe realizim logos zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ngjashmëria është vërejtur nga Besnik Kada, i cili i ka postuar të dyja logot në llogarinë e tij në Facebook.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat