AKK detyron deputetin e VV-së të heq dorë nga pozita në kompaninë biznesore - Bota Sot
AKK detyron deputetin e VV-së të heq dorë nga pozita në kompaninë biznesore

Kosova

E diel, 22 korrik 2018

AKK detyron deputetin e VV-së të heq dorë nga pozita në kompaninë biznesore

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:19
Valon Ramadani dhe Qendron Kastrati

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka detyruar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani që të tërhiqet nga pozita e tij si “person i autorizuar” në një biznes privat, me qëllim të shmangies së veprës penale “Konflik i Interesit”.

Pasi kishte pranuar njoftimin e AKK-së, deputeti Ramadani ka marrë vendim që të tërhiqet nga pozita e tij në biznesin privat “Uni – Gv”.

“Mbyllet rasti për z.Valon Ramadani, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkak se zyrtari i lartë publik e ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në vendimin e AAK-së.

Përmes një vendimi, Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se rasti i deputetit të Vetëvendosjes është mbyllur, raporton Insajderi.

“Agjencia Kundër Korrupsionit ka pranuar një shkresë të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, me të cilin dëshmohet se deputeti i VV-së është larguar nga funksioni në biznesin privat”, ka thënë AKK.

Image

AKK ka njoftuar arsyet përse ishte hapur rasti, i dyshuar për konflikt interesi.

“Rasti i hapur nën dyshimin e bazuar për Knflikt Interesi në Ushtrimin e Funksionit Publik për zyrtarin e lartë, Valon Ramadani, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht person i autorizuar në biznesin privat “Uni – Gv”, është trajtuar sipas procedurës paraprake në Ligjin nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në vendim.

Zyrtari i lartë, deputeti i Vetëvendosjesm, fillimisht është njoftuar me shkresë zyrtare nga Agjencia kundër Korrupsionit, për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit.

“Zyrtarit te lartë i është kërkuar të heq dorë nga ushtrimi i funksionit person i autorizuar në biznes privat për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit. Deputeti i VV-së është deklaruar se brenda afatit ligjor do të ndërmerr veprimet e nevojshme me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit”, thuhet në vendim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test