NISMA themelon nëndegën në Isniq - Bota Sot
NISMA themelon nëndegën në Isniq

Kosova

E diel, 22 prill 2018

NISMA themelon nëndegën në Isniq

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:43
NISMA

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Nisma për Kosovën dega në Deçan, njofton së sonte me 13 janar 2018, është themeluar dhe i ka zhvilluar punimet Kuvendi i I-rë i Nëndegës së Nisma për Kosovën në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit.

Në këtë takim, përveç anëtarëve dhe simpatizantëve të Nisma-së, mori pjesë edhe Shkodran Imeraj anëtar i Kryesisë Qendrore të Nisma-së dhe njëherit i ngarkuar me punë për themelimin e degës në qytetin e Deçanit.

Gjatë punimeve të Kuvendit të I-rë të Nëndegës së Nisma për Kosovën në Isniq, për kryetar të saj u zgjodh Bujar Osdautaj dhe nënkryetar Afrim Kukleci si dhe është zgjedhur kryesia e nëndegës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test