Mjerimi në hekurudhat e Kosovës

Kosova

Mjerimi në hekurudhat e Kosovës

Më: 14 janar 2018 Në ora: 10:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hekurudhat e Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Ato gati janë bërë të pakalueshme për shkak se treni lëvizë rrallë e në disa nuk lëviz fare.

Ne po iu sjellim pamje nga hekurudha e cila kalon nëpër fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë, që është në një gjendje jo të mirë.

Aty tash e sa kohë nuk funksionon treni, semafori, ndërsa për ndalesa elektrike që ndalojnë lëvizjen e veturave, as që bëhet fjalë.

Në njërën anë është edhe objekti që shfrytëzohej si stacion për udhëtarët, por që sot është gati i rrënuar, edhe pse në anën tjetër ndodhet një vend i destinuar për stacion, i cili po ashtu nuk është në funksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat