Presion ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave serbe?

Kosova

Presion ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave serbe?

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:41
Kosovë

Vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është planifikuar të nisë nesër në Bruksel.

Sipas analistëve serb, dialogu do të fillojë pasi që Prishtina ishte ‘nën presion’.

Sociologu serb, Vladimir Vuletiq dhe kryetari i Komisionit për Kosovë, Millovan Drecun kanë thënë se me këtë dialog ka të ardhme për të gjithë rajonin, duke shtuar se fillimi i tij është një shenjë se shqiptarëve iu është bërë presion i konsiderueshëm nga Shtetet e Bashkuara për tu kthyer në tryezën e bisedimeve.

Vuletiq, mendon se tani duhet të flitet për themelimin e asociacionit të komunave serbe, marrëveshje kjo që sipas tij duhet të zbatohet. Ai ka theksuar se për këtë Prishtina e tensionuar e ka çuar dialogun në një krizë.

“Prishtina është në disavantazh, kryesisht nga vendet perëndimore dhe SHBA-të, këto vende janë shumë të qarta se nuk duhet që dialogu më të frenohet”, është shprehur Vuletiq.

Millovan Drecun ka thënë se nuk ka proces të normalizimit të marrëdhënieve nëse Kosova nuk e përmbush marrëveshjen për AKS-në.

Sipas tij, Kosova duhet të kalojë këtë pjesë të dialogut dhe të përpiqet që ta zgjidh statusin përfundimtar të Kosovës apo të pres që Serbia ta njoh si ‘një lloj shteti’, gjë që ai e vë në dukje se nuk do të ndodhë.

Drecun ka shtuar se vazhdimi i dialogut teknik shihet si përgatitje për dialogun në nivel më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat