Walker i dhuron një lule Thaçit: Mbaje në zyrë t’i kujtosh viktimat e Reçakut

Kosova

Walker i dhuron një lule Thaçit: Mbaje në zyrë t’i kujtosh viktimat e Reçakut

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:09
William Walker

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Walker derisa ka folur ka thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët e Kosovës.

Walker, më tej një lule të cilën sot e morri si dhuratë në Reçak, nga nj vajzë e vogël, ia ka dhuruar presidentit Thaçit me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.

“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim  Thaçi”.

“Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut dhe se çfarë nënkupton kjo masakër për shtetin”, është shprehur Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat