Ministri Gashi ngushëllon familjen Çapriqi

Kosova

Ministri Gashi ngushëllon familjen Çapriqi

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:28
Basri Çapriqi

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi me anë të një telegram ka ngushëlluar familjen e profesorit Basri Çapriqi.

Telegrami i ngushëllimit për familjen Çapriqi nga ministri Gashi

  E nderuara familje Çapriqi

Lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, Basriut, profesorit dhe poetit tonë të njohur, e morëm me pikëllim të madh.

Basriu u nda nga kjo jetë, por vepra që la jeton përgjithmonë. Krijimtaria i tij do të mbetet e paharruar ndër ne.

Me kontributin e tij, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur. Me shkrimet e tij dhe me studimet e tij shkencore, ka bërë që të jetë i vlerësuar jo vetëm në botën universitare por dhe më gjerë.

Ndarja e Basri Çapriqit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për vendin.

Ne e kujtojmë me respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar si profesor universitar dhënë për Letërsinë Shqipe dhe gazetarinë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Basri Çapriqit..

Sinqerisht,

Kujtim Gashi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat