Isha i pari në Listen e zezë të Oliver Ivanoviqit për t’më ekekutuar!

Kosova

Isha i pari në Listen e zezë të Oliver Ivanoviqit për t’më ekekutuar!

Nga: Ph. D. Skender M. Hoti, prof. Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:58
Ph. D. Skender M. Hoti, prof.

Oliver Ivanoviqi ishte një politikan serb i akuzuar dhe dënuar për vrasjen e shumë shqiptarëve të pafajshëm në Mitrovicë, gjatë dhe pas luftës. Dua të informojë opinionin e gjërë se gjatë luftës kam qëne i paralajmeruar, nga nën-kryetari i LDK-se, Zot. Kelmendi, për ¨listen e zezë¨, ne te cilën pretendohej se isha edhe unë, nder plitikajte tjerë në Mitrovicë, i cili duhej likuiduar nga serbet.

Pas luftës u pat botuar një listë e shqiptarëve që pretendohej se kinse ata të eveidentuarit ishin parapar të likuidoheshin nga serbet!Edhepse edhe une isha i evidentuar në atë listë, personalisht dyshoja në të, sepse aty figuronin shumë emra te dyshimt…! Prandaj, Zot. Kelmendit, jurist - disa herë_ia kerkova ¨Listën e zezë¨, që thonte se e dispononte: Një ditë ma solli këtë listë, ku figuronte emri im i pari, kurse emri i dyte ishte ai i Prof. Latif Berishes, të ekzekutuar nga soldateska serbe, mu në natën e parë të sulmeve të NATO-së mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë!

Image

Vlenë të theksohet, se në seancen kur ishte perpiluar kjo ¨listë e zezë¨ ca muaj me parë, ishte i pranishëm edhe Gjenerali famkeq serb Petar Graqanin, që kishte kryer masakra, gjatë Luftës së II botërore, ndaj shqiptarëve, kudo që gjendeshin këta!

Une personalisht,kam shpresuar dhe  pritur që, herë do kur, do të ballafaqohesha ne gjyq me Oliver Ivanoviqin, i cili shumë familje shqiptare i la me duar në gji e me perplotë lote ne sy!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat