Ministri Sefaj: Qytetarët të bashkëpunojnë në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Kosova

Ministri Sefaj: Qytetarët të bashkëpunojnë në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:23
Flamur Sefaj

MInisitri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka reaguar pas vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Duke shprehur keqardhje, Sefaj ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur që menjëherë pas këtij rasti ka pritur në takim kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirin, ku kanë kontaktuar dhe me Kryetarin e pjesës veriore të Mitrovicës ,Goran Rakiq, duke i shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Brendshme në zbardhjen e rastit.

Ky është reagimi i plotë i Sefajt:

“Shpreh keqardhje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit. Aktet e tilla nuk e ndihmojnë shoqërinë tonë në përpjekjet e saj për sundim të rendit dhe ligjit. Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e akterëve para organeve të drejtësisë.

Menjëherë pas këtij akti kriminal prita në takim kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ku përmes zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq i cili gjendet në veriun e Mitrovicës kontaktuam edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ku i shprehëm gatishmërinë e plotë për zbardhjen e rastit dhe potencova se bashkëpunimi i nivelit lokal është shumë i rëndësishëm në këto momente.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat