Ramosaj dhe Maxhuni bashkëbisedojnë për zhvillimine bujqësisë në Deçan

Kosova

Ramosaj dhe Maxhuni bashkëbisedojnë për zhvillimine bujqësisë në Deçan

Nga: Adem Lushaj Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:20
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj , ka pritur në takim zv. ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësitë e përbashkëta plr zhvillim të bujqësisë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra për Informim të Deçanit, përkatësisht zëdhenëses Yllarta Thaçi, Ramosaj dhe Maxhuni, janë pajtuar të shohim gjitha  mundësitë për subvencionim të fermerëve në sektorë të ndryshme si: blegtori (gjedhe, dele, dhi), pemëtari si dhe mundësinë e investimit në sera të fermerët me qëllimin e subvencionimit të prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

Gjithnjë sipas zëdhenëses Thaçi, zëvendësministri Shukri Maxhuni, ka thënë se kjo vizitë ishte në kuadër të vizitave që po bëjnë nëpër komuna, për të identifikuar nevojat  për investime në sektorin e bujqësisë.

"Brenda tre muajve do të dalim me projektin final të hartuar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, ku do të jenë të inkorporuara edhe kërkesat e komunës së Deçanit", ishte deklaruar ministri Maxhuni, për të cilin Deçani ka potenciale të mira për zhvillim të bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat