Ushtari që e ktheu certifikatën e veteranit: U keqpërdor dhe u shkel gjaku i dëshmorëve

Kosova

Ushtari që e ktheu certifikatën e veteranit: U keqpërdor dhe u shkel gjaku i dëshmorëve

Më: 16 janar 2018 Në ora: 21:14
UÇK

Ndonëse dita kur e mori certifikatën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte njëra nga ditët më të lumtura të jetës së tij, për shkak të kontributit në luftën e fundit, doktori nga Peja, Mazllom Smajli, ka vendosur që ta kthej prapa këtë status.

Ai në një letër të dërguar kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL)-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar për arsyet se pse ai e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Aty thuhet se keqpërdorimet, njollosja e statusit, manipulime me fakte, janë prej arsyeve kryesore që e kanë shtyrë ta marrë këtë vendim, të cilin e cilëson si shumë të vështirë.

Ai më tutje ka shkruar se kohëve të fundit jemi dëshmitar se shumë individ janë infiltruar në OVL  dhe kanë fituar statusin e veteranit. Të luftës.

“I indinjuar me këto raste të cilat sa vinë e shtohen çdo ditë unë kam vendosur t’i mbrojë këto vlera. Pakënaqësitë e shumta në popull ma kanë forcuar bindjen dhe vendimin tim për distancim”, ka shkruar ndër të tjera Smajli.

Ai për distanciminin nga statusi i veteranit, ka numëruar arsyet rreth këtij vendimi:

Degradim i vazhdueshëm i emrit të veteranit të luftës
Njollosja e statusit të veteranit të luftës
Pakënaqësitë e mëdha të shkaktuara nga pseudo – veteranët e luftës
Shfrytëzimi i statusit të veteranit të luftës për interesa personale
Kujdestari në përvetësimin e kontributeve të të tjerëve
Manipulimi me të vërtetën ne formë të shkruar

Ai thotë se sot më keqardhje dhe zemërthyer marrë këtë vendim të largimit nga OVL. Ky veprim bëhet me qëllim ë mbrojtjes së veteranit të luftës nga degradimi,njollosja, pakënaqësia, shfrytëzimi, përvetësimi dhe manipulimi me vlerat e luftës. Ky veprim mund të ndryshojë vetëm atëherë kur listat e veteranëve të pastrohen.

“Z. Gucati, duke besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe në organizatën e OVL, unë  mbes me shpresë se ju dhe OVL do të reflektoni nga këto pakënaqësi”, përfundon letra e doktorit pejan, Mr. Sci, dr, Mazllom Smajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat