U mbajt mbledhje komemorative për gjyqtarin Mehmet Emini

Kosova

U mbajt mbledhje komemorative për gjyqtarin Mehmet Emini

Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:40
Mbledhja komemorative

Sot në Degën e Gjykatës Themelore në Podujevë është mbajtur mbledhja komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit Mehmet Emini.

Në ceremoninë e mbledhjes komemorative është lexuar telegrami ngushëllues i dërguar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ka lexuar një fjalim për të pranishmit, me ç‘ rast ka shprehur ngushëllime familjes Emini, shokëve dhe gjithë pjesëmarrësve të pranishëm në këtë ceremoni.

Një fjalë  rasti e ka mbajtur edhe kryetari i Dhomës së Posaçme të Kosovës, Sahit Sylejmani dhe njëherësh edhe  ish i gjyqtar  i Gjykatës Komunale në Podujevë.

Po ashtu një fjalim e ka mbajtur edhe gjyqtari mbikëqyrës i  Degës së Gjykatës Themelore në Podujevë, gjyqtari Gazmend Bahtiri dhe në fund në emër të familjes një fjalim e ka lexuar edhe vajza e të ndjerit, gjyqtarit Mehmet Emini.

Në mbledhjen komemorative i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Gjyqtari  Mehmet Emin është varrosur sot në ora 15.00, në varrezat e fshatit Shtedin, komuna  e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat