Hajdin Berisha, emërohet nënkryetar i Komunës së Malishevës

Kosova

Hajdin Berisha, emërohet nënkryetar i Komunës së Malishevës

Më: 18 janar 2018 Në ora: 09:40
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Hajdin Berisha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të kompetencave dhe obligimeve të tij, sot e ka emëruar nënkryetarin e komunës. Nënkryetar i Komunës së Malishevës, është emëruar Hajdin Berisha. Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka uruar Berishën, për detyrën e re.

Pas marrjes së emërimit, nënkryetari Hajdin Berisha, tha se "për katër vite të mandatit të kaluar qeverisës, jemi munduar ta bëjmë më të mirën për qytetarët". "Do të mundohem të punoj maksimalisht në kryerjen e obligimeve që mora sot", tha nënkryetari Berisha.

Hajdin Berisha, gjatë katër viteve të kaluara, ka qenë drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat