AVONET: Nasim Haradinaj t’i kërkojë falje ambasadorit Delawie

Kosova

AVONET: Nasim Haradinaj t’i kërkojë falje ambasadorit Delawie

Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:27
Nasim Haradinaj

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me shqetësim ka marrë reagimin e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, duke e quajtur ambasadorin amerikan Greg Delawie një palaço.

AVONET kërkon nga organizata e Veteranëve të Kosovës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të distancohen nga kjo deklaratë e pa matur e Nasim Haradinaj, i cili në mënyre emocionale fyen ambasadorin amerikan,  Greg Delawie.

Po ashtu AVONET, kërkon nga Nasim Haradinaj të kërkojë falje publike ambasadorit Delawie.

Përfaqësuesit tjerë të organizatave të dala nga lufta dhe institucionet e Republikës së Kosovës, të distancohen nga kjo deklaratë e Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat