AAK-ja përjashton Tringa Sfishtën pasi nuk iu bindë vendimeve të kryesisë

Kosova

AAK-ja përjashton Tringa Sfishtën pasi nuk iu bindë vendimeve të kryesisë

Nga: D.RR Më: 18 janar 2018 Në ora: 22:39
AAK

Këshilltarja në kuvendin komunal të Podujevës, Tringa Sfishta, është pëjashtuar nga anëtarisa e AAK-së pasi ka votuar në kundërshtim me qëndrimin e AAK-së në Podujevë.

Përjashtimin e ka bërë të ditur dega e AAK-së në Podujevë

Vota e Tringa Sfishtës nga AAK dhe Donjeta Jakupit nga PDK, nxorrën nga kriza e numrave LDK-në në Podujevë, duke thyer qëndrimin politik të grupit dhe kundër vullnetit të elektoratit opozitar në Podujevë.

Kujtojmë se më herët edhe Donjeta Jakupi është përjashtuar nga PDK-ja.

Njoftimi i AAK-së, Podujevë:

Pas zhvillimeve të fundit të kuvendit komunal në Podujevë,kryetari i degës së AAK-së Fatmir Humolli ka thirur mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë ku pikë e vetme e rendit të mbledhjes ishte vota e sotme e këshilltares së AAK-së Tringa Sfishta për kryesusin e kuvendit komunal, votë e cila ishte pa miratimin e kryesisë së degës dhe kundër vendimeve të kësaj kryesie. Në bazë të Statutit të AAK-së ,statuti i anëtarit të AAK-së pushon me përjashtim ,për shkak të veprimeve në kundërshtim me programin ,qëndrimet dhe vendimet e AAK-së. Me propozimin e kryetarit Fatmir Humolli dhe me miratimin e 11 anëtarëve të kryesisë ,kryesia e degës së AAK-së n? Podujevë mori vendim të përjashtoj nga kryesia Smajl Sfishtën dhe këshilltarënTringa Sfishtën e cila pas këtij vendimi nuk mund të përfaqësojë më AAK-në pranë kuvendit komunal në Podujevë . 18.01.2017.AAK-Podujevë

Image
Tringa Sfishta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat