Prapë ndryshon moti, këto janë temperaturat për sot

Kosova

Prapë ndryshon moti, këto janë temperaturat për sot

Më: 19 janar 2018 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat në orët e pasditës mund të marrin karakter zhvillimi.

Temperaturat do të sillën në mes 1 e 8 gradë Celsius. Nesër pritet te ketë më shumë vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu që hove-hove mund të kalojnë në reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të lëvizin në mes minus 1 e 5 gradë Celsius. Edhe të dielën pritet të mbajë mot i ngjashëm.

Temperaturat do të shënojnë rënie të mëtejshme, ato do të sillën në mes minus 3 e 4 gradë Celsius. Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike në pjesën e parë të javës së ardhshme parashihet të mbajë mot pjesërishti i vranët me temperatura që do të sillën në mes minus 6 e 2 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat