Komisioni shqyrton raportin për gjendjen e mjedisit

Kosova

Komisioni shqyrton raportin për gjendjen e mjedisit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 08:36
Ilustrim

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, sot mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet raporti për gjendjen e mjedisit.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, i ftuar është kryeshefi i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit, Ilir Morina.

Komisioni do të miratojë edhe raportin vjetor të punës për vitin 2017, si dhe do të shqyrtojë draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2018.

Përndryshe, Prishtina në këtë kohë mbetet njëri ndër qytetet më të ndotura në Kosovë dhe rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat