Tahiri: Komunikimi me Serbinë për vrasjen e Ivanoviqit është komunikim mes dy shteteve

Kosova

Tahiri: Komunikimi me Serbinë për vrasjen e Ivanoviqit është komunikim mes dy shteteve

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:56
Pamje nga vizita

(E plotësuar) - Jo vetëm autoritetet e Serbisë kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës informata në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq, të martën në veri të Mitrovicës.

Është ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i cili tha se edhe pala e Kosovës ka kërkuar informata nga shteti serb për vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa sipas tij ky fakt do të thotë se bëhet fjalë për një bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.

Madje Tahiri tha se ky lloj bashkëpunimi nuk po bëhet për herë të parë sepse bashkëpunime të tilla ka pas edhe për dhjetëra raste tjera.

Tahiri: Për vrasjen e Ivanoviqit me Serbinë po komunikojmë si dy shtete

“Fakti që ne sot komunikojmë  në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosoëvs dhe Serbisë tregon qartë se është komunikim në mes të dy shteteve. Ne do të bashkëpunojmë deri në atë pikë sa do të arrijmë të zbardhim vrasjen e fundit të  Oliver Ivanoviq. Dhe ne do të shkëmbejmë informata e po ashtu edhe ne kemi kërkuar informata nga ta, presim që t’i sjellin Prokurorisë dhe Policisë. Mendoj që institucionet e vendit janë në hap të duhur të drejtë në zbardhjen e këtij rasti. Pra jemi për një ë bashkëpunim si me shtetet tjera të rajonit”, tha Tahiri sot gjatë vizitës që i bëri burgut të Smrekonicës.

Ministri i Drejtësisë ka folur edhe për mundësinë e krijimit të një gjykate për krime lufte në Kosovë e cila sipas Tahirit, tashmë është Prokuroria Speciale ajo që ka mandat t’i ndjek krimet e luftës e po ashtu edhe janë gjykatat e Kosovës ato që merren me këto raste.

Tahiri tha se nuk e sheh të arsyeshme krijimin e një gjykate të tillë por nëse ka nevojë për prokurorë dhe gjyqtarë shtesë atëherë Qeveria është e përkushtuar ta bëjë këtë.

Tahiri: Në Kosovë Prokuroria Speciale ndjek krimet e luftës

“E kemi një Prokurori speciale, e cila ka mandat t’i ndjek krimet e luftës që kanë ndodhur e po ashtu janë gjykatat që janë kompetente për gjykimin e atyre veprave që ndiqen nga Prokuroria Speciale dhe nuk shoh të arsyeshme që të dublifikojmë të ndjek krimet tjera sepse kam informata që disa raste janë duke u trajtuar nga gjykatat tona”, tha Tahiri.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se këtë vit do të punësohen 300 persona të rinj në sistemin gjyqësor dhe se shpreson se me rritjen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët do të rritet edhe efikasiteti në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Tahiri tha se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Interpoli në lidhje me kërkesën që ia kanë bërë këtij institucioni për largimin e emrave të shqiptarëve të Kosovës nga lista e të kërkuarve nga Serbia siq ka ndodhur me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Tahiri: Presim përgjigje nga Interpoli

“Nuk kam marrë ndonjë përgjigje, por do të insistojmë edhe më tej dhe ashtu siç ia kemi dalë me kërkesën  e parë do t’ia  dalim edhe në kërkesën e dytë”, tha Tahiri.

Ministri i Drejtësisë, ka vizituar burgun në Smrekonicë ku është takuar me drejtuesit e këtij burgu.

Tahiri tha se ky është një objekt që i takon standardeve të larta dhe ofron kushte të mira për të burgosurit. 

 Ai tha se do të punojnë që ta funksionalizojnë  njësinë ekonomike, ku të burgosurit mund të punojnë, të angazhohen, por edhe në anën tjetër do të jetë profitabile për shërbimin korrektues.

Drejtori i Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, e vlerësoi vullnetin e mirë nga ministri për interesin e tij që të jetë në funksion njësia ekonomike. 

Ministri Tahiri javën që shkoi ka vizituar edhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan dhe në Prishtinë.

Tahiri premton funksionalizmin e njësisë ekonomike në burgun e Smrekonicës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Qendrën Korrektuese në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë.

Tahiri u prit nga drejtori i kësaj qendre, Xhevdet Maçastena dhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, të cilët e informuan për gjendjen dhe historiatin e kësaj qendre. 

Tahiri, pasi u njoftua nga afër me ambientin e kësaj qendre, kapaciteti i së cilës është rreth 200 vende, tha se është një objekt që i takon standardeve të larta dhe ofron kushte të mira për të burgosurit. 

 “Një prej çështjeve që kam treguar interes ka qenë edhe funksionalizimi i njësisë ekonomike, ku të burgosurit mund të punojnë, të angazhohen, por edhe në anën tjetër do të jetë profitabile për shërbimin korrektues. Së bashku me drejtorin Zogaj, por edhe me drejtorë tjerë të qendrave, do mundohemi ta funksionalizojmë këtë njësi”., tha ai. 

E Sokol Zogaj, e vlerësoi vullnetin e mirë nga ministri për interesin e tij që të jetë në funksion njësia ekonomike”. 

 “Kjo vizitë e ministrit nuk është e rastësishme, është e planifikuar dhe zotimet që i ka dhënë para medieve se do ta fuqizojë njësinë ekonomike. Këtu kemi ardhë sot që ta shohim live zhvillimin e kësaj njësie”. 

Tahiri, po  vazhdon vizitat në qendrat që i takojnë Shërbimit Korrektues.  ditë më parë kishte vizituar edhe Qendrën e Paraburgimit në komunën e Gjilanit./

Tahiri viziton burgun e Smrekonicës

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka vizituar sot burgun e Smrekonicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat