Haradinaj në Junik: Nëse dalim keq në PISA turpërohemi

Kosova

Haradinaj në Junik: Nëse dalim keq në PISA turpërohemi

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:45
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Junik me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës, Agron Kuçi.

Pas takimit me kryetarin Kuçi, kryeministri  Haradinaj zhvilloi një bashkëbisedim me asamblistë dhe qytetarët e kësaj komune.

"Jemi afër përvjetorit të Hakifit, Zahirit, Edmondit dhe është lehtë ta kujtojmë se Juniku i sotëm, Kosova e sotme është falë një rruge të gjatë e të vështirë deri në liri, flijimeve dhe vuajtjeve të mëdha. Jemi afër shënimit të 10-të vjetorit të pavarësisë dhe e dimë që asnjë shtet nuk është lindur dhe rritur lehtë, por me gjithë vështirësitë në të cilat po kalon vendi, po punohet për anëtarësimin e Kosovës në BE, në NATO, dhe fuqizimin e miqësisë me SHBA-në" , tha Haradinaj.

 Kryeministri përmendi gjendjen në arsim, si prioritet i Qeverisë që drejton. "Testi PISA është një test ndërkombëtar dhe nëse del i keq na turpëron. Është me interes që drejtorët e shkollave, drejtori i arsimit ta marrë seriozisht këtë" , tha kryeministri Haradinaj.

Në takim, ai tha se është biseduar edhe për sistemin e shëndetësisë, ofrimin e barnave esenciale, furnizimin me energji, por edhe për projekte tjera me rëndësi, siç janë përfundimi i rrugës për Gjeravicë, objekti i ri i shkollës, transformatori 110 kilovat, ujëmbledhësi për grumbullimin e rezervave të ujit të pijshëm, shtëpinë e kulturës, palestrën e sportit dhe probleme të tjera të kësaj Komune.

Duke u ndalur te çështja  e liberalizimit dhe demarkacionit, kryeministri tha se po punohet që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave.

Kryetari i Komunës, Agron Kuçi theksoi se ky është moment historik për faktin se për herë të parë zyrtarisht në Komunën e Junikut, vjen kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kryetari Kuçi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet në komunë, sfidat, nevojat, por edhe me objektivat e qeverisë komunale.

"Kryeministri e njeh problematikën tonë dhe ai i pranoi me mirëkuptim sfidat dhe objektivat tona. Jam i sigurt se komuna e Junikut, qytetarët tanë do ta ketë një perspektivë dhe një ardhmëri të sigurt" , tha kryetari Kuçi.

Haradinaj: Turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në PISA 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në Junik se është turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në testin PISAa.

Haradinaj po ashtu tha se kjo urgjent duhet të ndryshohet, derisa u ka bërë thirrje mësuesve dhe prindërve të angazhohen në këtë çështje.

Pos Junikut, numri një i ekzekutivit do ta vizitojë gjatë ditës edhe Komunën e Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat