Vikendi në Kosovë me borë dhe shi

Kosova

Vikendi në Kosovë me borë dhe shi

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:57
Ilustrim

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellur me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të  fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat