Mjeku tregon shkakun e vdekjes të së burgosurit në Dubravë

Kosova

Mjeku tregon shkakun e vdekjes të së burgosurit në Dubravë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:40
Burgu i Dubravës

Mesditën e sotme ka ndërruar jetë një i burgosur në Dubravë.

Mjeku përgjegjës ka treguar sëmundjen nga e cila vuante ky i burgosur dhe rrjedhën se si ai nuk arriti të mbijetoi pas keqësimit të gjendjes së tij.

“V.K. ka ardhur në burg me datë 24.08.2017 dhe po të njëjtën ditë është vendosur në Stacionarin e Burgut të Dubravës ku edhe ka qëndruar tërë kohën për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Ky i burgosur ka ardhur në burg me çrregullime dhe komplikime shëndetësore si pasoj e diabetit të tipit I (Insulinë vartës, tri herë në ditë), diagnostifikuar 20 vite me parë dhe me komplikime që nga atëherë”, ka thënë mjeku.

Tutje, ai ka përmendur edhe problemet e tjera shëndetësore me të cilat përballej ai.

“1. Të pamë të dobësuar, për çka është kompensuar si i verbër i shkallës së parë si pasojë e Diabetus Melitus. 2. Angiopathia me çrregullime në qarkullim të gjakut dhe komprometim të enëve për çka ka pasur gangrenë dhe amputim të disa gishtërinjve te këmbëve, para se të vije në burg. I burgosuri, V.K. prej se ka ardhur në burg, është trajtuar në Stacionar të Burgut, sipas rekomandimeve të mjekëve Specialist në Kirurgjinë Vaskulare dhe Endokrinologji. Vazhdimisht është dërguar në kontrolle të rregullta sipas rekomandimeve dhe gjendjes së tij shëndetësore. Edhe terapia edhe kujdesi për plagët e hapura si pasojë e gangrenës janë kryer sipas rekomandimeve specialistike”, tha ai.

Tutje tregoi se si iu përkeqësua gjendja sot.

“Sot, rreth orës 09: 00 pacienti, papritmas, nuk është ndier mirë, dhe menjëherë ka intervenuar mjeku kujdestar për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore sipas indikacioneve (RCP). Pas përpjekjeve të vazhdueshme, nuk është arritur stabilizimi i gjendjes dhe për ketë arsye pacienti është dërguar me autoambulancë, nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të stafit mjekësor për në SP në Pejë, ku edhe atje mjekët e Emergjencës, janë përpjekur që të re animojnë por pa sukses, me ç‘rast kane konstatuar vdekjen e tij.

Sipas mjekut kujdestar në SB në Dubravë, pacienti ka ndërruar jetë si pasojë e pamjaftueshmërisë dhe çrregullimit të punës së zemrës si pasojë e dëmtimeve kronike te enëve te gjakut.

“Ky rast gjatë ditës i është nënshtruar procedurave të parapara me ligj për raste e vdekjes në burg. Autopsia do të verifikoj shkakun e vërtetë të vdekjes” thuhet në një njoftim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat