Moti sot dhe nesër

Kosova

Moti sot dhe nesër

Më: 20 janar 2018 Në ora: 08:22
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar segjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike, sipas institutit, do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellë me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të  fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat