Nderime shtetërore për ish-presidentin Rugova

Kosova

Nderime shtetërore për ish-presidentin Rugova

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:33
Thaçi ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashin Thaçi, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij.

Ai tha se po bëjnë nderime institucionale për kontributin dhe angazhimin e tij për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Thaçi: Sot është një ditë e veçantë për Kosovën

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, është përvjetori i vdekjes së presidentit Rugova. Jemi këtu për të bërë nderimet institucionale, shtetërore për kontributin dhe angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Përndryshe, Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Image

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po bën homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.

Përndryshe, Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat