Lekaj: Kush nuk i kryen detyrat do të merren veprime ndaj tij

Kosova

Lekaj: Kush nuk i kryen detyrat do të merren veprime ndaj tij

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:07
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se të gjitha veprimet e mëtutjeshme të ministrisë që ai udhëheq do të jenë në frymën e rritjes së cilësisë në infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe atë të aviacionit civil.

Ai ka thënë se ndaj secilit që nuk do të arrijë të jetë në krye të detyrës në kuadër të kompetencave, do të ndërmerren veprime ndaj tij.

Postimi i plotë në Facebook:

Duke dashur të jemi koherent me dinamikën dhe programin e Qeverisë e të Kryeministrit, z. Haradinaj, realizuam punëtori rreth riorganizimit të brendshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, në kuadër të së cilës diskutuam raportin vjetor të secilit departament për vitin 2017.

Po ashtu diskutuam gjerë e gjatë, planifikimet për vitin 2018, për regjistrin e shfrytëzuesve të brezit rrugor në gjithë Republikën e Kosovës, për regjistrimin e pronave të Ministrisë dhe hapësirave reklamuese, për të gjitha Udhëzimet Administrative të cilat janë në proces të përpilimit dhe nënshkrimit dhe në fund diskutuam për organogramin e funksionimit të të gjitha departamenteve dhe divizioneve brenda Ministrisë.

Duke i falënderuar për kontributin e tyre secilin nga udhëheqësit e departamenteve për idetë që dhanë, i siguroj qytetarët e vendit se veprimet tona të mëtutjeshme do të jenë të gjitha në frymën e rritjes së cilësisë në infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe atë të aviacionit civil. Gjithsecili që nuk do të arrijë të jetë në krye të detyrës në kuadër të kompetencave, do të ndërmerren veprime ndaj tij/saj. Jemi të vendosur të sjellim rregull dhe të ngrisim në nivelin e duhur respektimin e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat