Detaji që nuk u publikua nga VV-ja - anëtarja kërkon llogari

Kosova

Detaji që nuk u publikua nga VV-ja - anëtarja kërkon llogari

Më: 22 janar 2018 Në ora: 06:39
Natyra Kuçi

Asambleistia e Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan Natyra Kuçi ka bërë të ditur përqindjen e votave për kandidatin e vetëm të kësaj Lëvizje Albin Kurtin.

Ajo ka thënë se e ka pyetur sekretarin e Qendrës Faton Selmanaj, por nuk ka marrë përgjigje nga ai.

“Sa anëtarë të Lëvizjes në Deçan votuan sot në zgjedhjet e brendshme për kryetar?! Këtë pyetje ia bëra dy herë sekretarit të Qendrës Faton Selmanaj në formë të komentit në një postim në Facebook, por ai lëre më që nuk u përgjigj por mi fshiu edhe komentet”, ka shkruar Kuçi.

Ajo ka thënë se Kurti po tenton të fshihet nga e vërteta sepse nga 474 anëtarë në Deçan, vetëm 44 prej tyre votuan sot, që me përqindje i bie vetëm 9,2%.

“Përderisa kandidati Albin Kurti premtoi në platformën e tij ”organizatë transparente”, pse sot po tentohet të fshihet e vërteta. Përndryshe, aq sa kuptova unë, nga 474 anëtarë në Deçan, vetëm 44 prej tyre votuan sot. Shprehur në përqindje, pjesëmarrja e sotme në votime është vetëm 9,2%”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat