PDK-ja bllokoi mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Drenasit

Kosova

PDK-ja bllokoi mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Drenasit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 09:47
Kuvendi i Drenasit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe asamblistët e PDK-së që përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal nuk kanë lejuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit sipas rendit të ditës, e përcaktuar me urdhëresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

Këshilltarët nga PDK-ja në Kuvendin e Drenasit nuk kanë lejuar që të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila ishte ftuar pas rekomandimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe e cila kishte konstatuar shkelje të ligjit gjatë formimit të komiteteve të obligueshme të Kuvendit.Madje këshilltarët komunalë të Drenasit në ftesën që kishin marrë nga kryesuesi Labinot Halilaj, rendi i ditës ishte përcaktuar saktësisht sipas rekomandimit të MAPL-së, “Mosrespektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit”, por ky rend dite është mbivotuar nga këshilltarët shumicë në Kuvendin e Drenasit.

Opozita në Kuvendin e Drenasit në momentin kur janë mbivotuar ka lëshuar sallën, ndërkohë që medieve u është drejtuar asamblisti i “Vizionit për Drenasin” Xhavit Drenori, i autorizuar nga opozita për të dhënë deklaratë për medie.

“Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me asamblistë të PDK-së e bllokuan mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të debatohej rreth shkeljeve ligjore në këtë Komunë. Me iniciativë të asamblistëve të ‘Vetëvendosjes’ dhe të përkrahur edhe nga asamblistë të partive tjera, për datë 19 janar kishim ftuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Drenasit me pikën e vetme të rendit të ditës: ‘Mosrespektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit’, shkruan zeri. Me moslejimin e mbajtjes së mbledhjes, duke e mbivotuar rendin e ditës, kryetari Lladrovci dhe partia në pushtet edhe një herë po tregojnë se nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me faktet që flasin për shkelje flagrante të ligjit që ndodhin në qeverisjen lokale në Drenas”, ka thënë Drenori...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat