Shkarkohet një zëvendësministër

Kosova

Shkarkohet një zëvendësministër

Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:42
Qeveria Haradinaj

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliq sot është shkarkuar nga kjo pozitë me vendim të kryeministrit të Kosovës.

Mësohet se shkarkimi ka ardhur si pasojë e ankesave të deputetëve boshnjak ndaj Baliqit pasi thonë se ky i fundit është kundërshtar i tyre.

Image
Haradinaj dhe Baliq

Deputetët boshnjak kanë kërkuar që në vend të Numan Baliq të vijë dikush i krahut të tyre.

Baliq u emërua zëvendësministër më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat