Pse askush nuk e merr hapin i pari?

Kosova

Pse askush nuk e merr hapin i pari?

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 22 janar 2018 Në ora: 15:05
Kryqi i Kuq i Kosovës

Brenda një kohe të shkurtër ndodhen dy raste. I pari ishte i 63-vjeçarit që ishte incizuar nga kamerat e një lokali pranë rrugës në Gjilan, teksa shihej i shtrirë në tokë – i alivanosur, askush nga kalimtarët, edhe pse e shohin në atë gjendje, nuk afrohen për ta ndihmuar. Dhe së fundi në Malishevë, ku një person goditet nga një veturë dhe edhe aty bie në sy mos reagimi i qytetarëve për ta ndihmuar të lënduarin.

Pamjet e rënda, që po shpërndahen në internet, e që shfaqin mungesë ndihme, humanizmi dhe solidariteti në vendin tonë po rriten çdo ditë e më shumë. Krejt kjo, për shkak se ekspozimi i madh ndaj dukurive negative mbase na ka bërë të pandjeshëm ndaj rasteve të tilla.

Brenda një kohe të shkurtër ndodhen dy raste. I pari ishte i 63-vjeçarit që ishte incizuar nga kamerat e një lokali pranë rrugës në Gjilan, teksa shihej i shtrirë në tokë – i alivanosur, askush nga kalimtarët, edhe pse e shohin në atë gjendje, nuk afrohen për ta ndihmuar. Dhe së fundi në Malishevë, ku një person goditet nga një veturë dhe edhe aty bie në sy mos reagimi i qytetarëve për ta ndihmuar të lënduarin.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, referuar rasteve emergjente për mosdhënie të ndihmës së parë, neni 191 tregon se kryerësit e kësaj vepre mund të përballen me ligjin.

Kryqi i Kuq i Kosovës, me qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e ofrimit të ndihmës së parë, rregullisht organizon kurse pa pagesë.

Makfire Fazliu, koordinatore e programit të shëndetësisë në Kryqin e Kuq të Kosovës, për gazetën “Bota sot” tha se për vetëdijesimin e qytetarëve ndaj rasteve të tilla organizon dhe mban kurse të ndihmës së parë.

“Kryqi i Kuq i Kosovës bazuar në ligjin dhe në marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Infrastrukturës, organizon dhe mban kurse të ndihmës së parë. Organizimi i kursit bazohet në rregulloren e Kryqit të Kuq të Kosovës për ndihmë të parë. Kryqi i Kuq i Kosovës mbanë përgjegjësi për mbajtjen e kurseve të ndihmës së parë, pjesën teorike dhe praktike, dhe përmban 10 orë, 6 orë pjesën teorike, 4 orë pjesën praktike dhe testi”, tha Fazliu.

Sipas Fazliut, vitin e kaluar Kryqi i Kuq i Kosovës ka organizuar edhe garat në ndihmë të parë.

“Kryqi i Kuq i Kosovës, me qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e ofrimit të ndihmës së parë, rregullisht organizon kurse pa pagese për të gjithë të interesuarit, si: rinia, studentë, nxënës, punëtorë, stafit të institucioneve parashkollore, mësimdhënës, dhe grupeve të ndryshme.  Sa për njoftim, vitin e kaluar Kryqi i Kuq i Kosovës ka organizuar garat në ndihmë të parë në nivel komunal, rajonal dhe republikan. Qëllimi ynë ka qenë që përmes këtij projekti të rinjtë e SHMU-së të aftësohen për ofrimin e ndihmës së parë në raste të caktuara”, shtoi koordinatorja e Kryqit të Kuq.

Në fund, Makfire Fazliu, mos përgjigjen e qytetarëve në raste të veçanta, si ky i fundit i përmendur në Malishevë, e konsideron si individual, qoftë nga frika apo arsye tjera personale, për të cilën gjë edhe Kryqi i Kuq i Kosovës shprehë shqetësim.

Image
Naim Telaku

“Një fenomen psikologjik”

Psikologu, njëherit kryetari i Asociacionit të Psikologëve në Kosovë, Naim Telaku, këtë e konsideron si një fenomen psikologjik, që ka të bëjë me shpërndarjen e përgjegjësisë. 

Telaku për “Bota sot” ka thënë se rastet e tilla, kur njeriu ballafaqohet në vende publiku, me situata të pa pritshme dhe ekstreme, mos reagimi i menjëhershëm ndodh për shkak se pret kush po e nisë i pari dhënien e ndihmës së parë.

"Raste të tilla, kur njeriu ballafaqohet në vende publiku me situata të pa pritshme dhe ekstreme, mos reagimi i menjëhershëm ndodh për shkak se pret kush po e nisë i pari dhënien e ndihmës së parë. Derisa në trupin e njeriut krijohet një paralizim dhe ngurtësim i vullnetit të njeriut dhe kështu të gjithë e përjetojnë ngjashëm, sepse nuk janë të përgatitur për të reaguar në situata të tilla", tha Telaku.

Ai thotë se kemi një gjendje kaotike, të rëndë politike e sociale dhe niveli i përgjegjësisë është duke rënë në të gjitha nivelet.

“Në kontekstin e vendit është se jemi duke pasur përherë e më shumë një gjendje të krizës së vlerave, krizës se identitetit si shqiptarë që kemi për të ndihmuar njeri-tjetrin. E kemi një gjendje kaotike, të rëndë politike e sociale dhe niveli i përgjegjësisë është duke rënë në të gjitha nivelet. Jemi rrugës së nivelit më të zbehët për përgjegjësitë sociale, kontributin social dhe varësia e madhe për teknologjinë ka bërë që të zbehët edhe komunikimi real”, shtoi ai.

Sipas psikologut Telaku, për shkak se raste të tilla shohim vazhdimisht në media, na ka lënë të pandjeshëm ndaj rasteve të tilla.

Telaku thekson se si kulturë kemi pasur vlera të solidaritetit, por kjo po humb vazhdimisht.

“Ekspozimi i madh ndaj dukurive negative na ka lënë të pandjeshëm ndaj rasteve të tilla. Për shkak se raste të tilla shohim vazhdimisht në media, ka bërë që të bëhemi të pandjeshem sepse kjo ndodh kur ekspozohemi vazhdimisht dhe kjo shkakton një lloj familjarizimi të skajshëm për ndjeshmërinë. Si kulturë kemi pasur vlera të solidaritetit, por kjo po humb vazhdimisht për shkak se shtresat e larta që janë të privuar me u përkujdes për shoqërinë kanë humbur ndjeshmërinë, dhe kësisoj po reflektohet në të gjitha shtresat dhe format e organizimit social” u shpreh kryetari i Asociacionit të Psikologëve në Kosovë.

Psikologu thotë se një formë e tillë e mos reagimit në situatat të tilla vjen për shkak se ndodh një lloj shpërndarje e përgjegjësisë dhe askush nuk e merr hapin i pari.

“Ne po i nënshtrohemi një lloj të krizave për shkak të hapjes së pa kontroll ndaj kulturave të ndryshme dhe kjo ka bërë të humbasim identitetin tonë, dhe e keqja e gjithë kësaj në aspektin psikologjik është se këto krijon një trend në rritje që shkon duke u përkeqësuar vazhdimisht. Por, nuk duhet përjashtuar edhe faktin se njerëzit po ndihen vazhdimisht të lodhur e të pafuqishëm sepse është një situate e ngulfatur në të cilën jemi të pranishëm të gjithë. Sa më shumë që humbasim identitetin personal e individual kjo do të reflektohet në çfarëdo situate. Një formë e tillë e mos reagimit në situata të tilla vjen për shkak se ndodh një lloj shpërndarje e përgjegjësisë dhe askush nuk e merr hapin i pari, dhe kjo ndodh kudo në botë dhe nuk është domosdoshmërish karakteristikë për në si shoqëri”, tha ai.

Sipas tij, të tilla raste ka pasur edhe në të kaluarën, por nuk kanë qenë të dokumentuara dhe kjo nuk është diçka e re. Telaku përsërit se kjo është thjeshtë natyrë e reagimit psikologjike në situata të papritura dhe askush nuk është i përgatitur për të reaguar në një situate të tillë dhe gjithsecili pret se kush po reagon i pari.

Image
Drilon Gashi

“Sensibilizim më i gjerë i qytetarëve”

Doktori dhe ligjëruesi i ndihmës së parë, Drilon Gashi, thotë se duhet një sensibilizim më i gjerë i qytetarëve, në radhë të parë për rolin dhe obligimin e tyre qytetar dhe ligjor për të ndihmuar tjetrin që ka nevojë.

Gashi thotë se në kuadër të Kryqit të Kuq ligjëratat e ndihmës se parë mbahen për shoferët e ardhshëm, por edhe për secilin që i nevojitet njohuritë dhe shkathtësitë elementare të ndihmës së parë.

“Në kuadër të Kryqit të Kuq, ligjëratat e ndihmës së parë mbahen për shoferët e ardhshëm, por edhe për secilin që i nevojitet njohuritë dhe shkathtësitë elementare të ndihmës së parë. Ligjërata si e obligueshme që është ka tema boshte: protokollin e veprimit në aksident komunikacioni, më e rëndësishmja, gjakderdhjet, thyerjet e eshtrave dhe të tjera”, tha ai.

Sipas doktorit, fatkeqësisht kandidatët pas ligjëratës nuk thellohen më shumë.

“Kandidatët gjatë ligjëratës secili shpreh interesim të veçantë për të mësuar, por fatkeqësisht njohuritë e marra para kursit, por edhe më tutje pas ligjëratës ato nuk thellohen”, përfundoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat