Lluka dhe Hoxha presin në takime të ndara delegacionin nga Qeveria e Suedisë

Kosova

Lluka dhe Hoxha presin në takime të ndara delegacionin nga Qeveria e Suedisë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 19:39
Pamje nga takimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, kanë zhvilluar sot një drekë pune me një delegacion të Qeverisë së Suedisë, të udhëheur nga Zëvendësministri për BE dhe Tregti në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Oscar Setenstrom.

Në këtë takim pala kosovare i ka paraqitur delegacionit suedez mundësitë e investimeve në Kosovë, mundësitë e të bërit biznes, burimet natyrore që posedon vendi ynë, si dhe në veçanti për mundësitë në investime në fushën e industrisë së përpunimit të drurit.

Nga ana tjetër, delegacioni suedez, duke falënderuar delegacionin kosovar për pritjen, kanë shprehur interesimin e tyre për të shikuar mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen.

Më vonë gjatë ditës edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, është takuar me këtë delegacion,.

Hoxha, duke u ndjerë  falënderuese për ndihmën e shtetit suedez për Kosovën ka bërë të ditur që i ka  shprehur këtij delegacioni përkushtimin e Kosovës për përmbushjen e kritereve që ndihmojnë në zhvillimin e vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat