Haliti priti një delegacion nga Qyteti i Gjenevës së Zvicrës

Kosova

Haliti priti një delegacion nga Qyteti i Gjenevës së Zvicrës

Nga: Aziz Zuka Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 21:42
Pamje nga vizita e delegacionit zviceran ne Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur të premten në takim një delegacion nga Zvicra, kryesuar nga Sandrine Salerno, Zëvendës Kryebashkiake e Qytetit të Gjenevës. Me këtë rast, kryetari Haliti, delegacionin e ka njoftuar lidhur me qytetin e Vitisë, për historinë e saj, por edhe për rrjedhat dhe zhvillimet komunale si edhe me rezultatet e arritura të komunës së Vitisë.

Delegacioni nga Zvicrra përkatësisht nga qyteti i Gjenevës, pas qëndrimit në kabinetin e kryetarit të komunës , ka bërë një vizitë edhe sheshit, që mban emrin e ish-presidentes së Zvicres, Micheline Calmy-Rey. Haliti ka falënderuar delegacionin për vizitën e tyre në Viti, duke thënë se ka marr konfirmimin se shteti zviceran do të vazhdojë tutje të ndihmojë integrimin e mërgimtarëve vitias në Gjenevë dhe jo vetëm. Haliti falënderoi Zvicrën për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar ndaj mërgimtarëve vitias që jetojnë dhe veprojnë atje, numri i të cilëve është i madh.

Në kuadër të vizitës që bënë në komunën e Vitisë, përfaqësuesit e delegacionit u shprehën të kënaqur me mikpritjen që u bë nga kryetari i Vitisë, ata kanë falënderuar me këtë rast edhe mërgimtarë në Gjenevë të Zvicrës, për kontributin e tyre në shoqërinë zvicerane nderkohë që premtuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Kryetari Haliti si edhe heerave të tjera në shenjë mikpritjeje u ka ndarë edhe mirënjohje në shenjë falënderimi për vizitën që po i bëjnë komunës që ai drejton.

Ndryshe, Sokol Haliti këto takime me delegacione është duke irealizuar në kuadër të platformës që ka për temë prezantimin e potencialeve të Komunës së Vitisë për investime dhe bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat