Dema mohon se s’ka takuar ministrin Bytyçi

Kosova

Dema mohon se s’ka takuar ministrin Bytyçi

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 15:43
Marjan Dema

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka mohuar se nuk është takuar asnjëherë ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

UP nëpërmjet një komunikate thotë se rektori gjatë konferencës së djeshme është keqkuptuar nga mediat,

“Rektori Dema ka pohuar që nuk është takuar asnjëherë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, duke nënkuptuar që nuk është zhvilluar takim për të biseduar lidhur me çështjet të cilat i ka adresuar gjatë konferencës. Por, nuk ka dashur të pohojë që nuk është takuar asnjëherë me ministrin, e as të dezinformojë, meqë në po të njëjtën ditë është takuar me ministrin, pikërisht para se lajmi i keqkuptuar të qarkullonte në media. Rektori Dema ka takuar disa herë ministrin Bytyqi, por jo për të diskutuar tematikat që janë diskutuar gjatë konferencës së djeshme të zhvilluar në Rektorat”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat