Sqaron Drejtoria e Arsimit: Pranimi i mësueses në Podgorc në pajtueshmëri me ligjet në fuqi

Kosova

Sqaron Drejtoria e Arsimit: Pranimi i mësueses në Podgorc në pajtueshmëri me ligjet në fuqi

Nga: Aziz Zuka Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:01
Viti

Përmes një sqarimi të dhënë për medie dhe për opinion Drejtoria e Arsimit në Viti, ka sqaruar për opinion publik se nuk është e vërtet të jenë bërë shkelje ligjore në pranimin e mësueses në shkollën fillore “Dëshmorët e Lubishtës”,  paralelja e ndarë në Podgorc. DKA ka bërë të ditur më hollësisht se lidhur me konkursin publik Nr.05-414/01 të datës 16.01.2018 për pozitën e punës mësues klasor në shkollën fillore “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë, paralelja e ndarë në Podgorc, kanë konkurruar 6 kandidatë me kualifikim fakulteti i edukimit grupi fillor.

Prej këtyre kandidatëve, kandidatja Valbona Haziri i ka plotësuar më përse afërmi kushtet ligjore dhe është pranuar në këtë pozitë, e cila i edhe ka tubuar 13.05 poena Sqarohet se  e lartcekura ka të kryer kualifikimin-Fakulteti i Edukimit grupi fillor dhe ka përvojë pune në arsim më tepër se 1 vit. Ndërsa kundër kandidatët tjerë, kanë tubuar nga 13 poena . Andaj, Drejtoria e Arsimit në Viti, në këtë rast ka vepruar në pajtueshmëri me ligjin në fuqi dhe normativin dhe nuk ka kurrfarë shkelje ligjore në këtë rast.

Ankuesja rreth këtij rasti Valbona Arifi me kualifikim është Fakulteti i Edukimit-grupi fillor, dhe ka të kryer Fakultetin në Universitetin e Tetovës, mirëpo nuk e ka të nostrifikuar diplomën në Ministrin e Arsimit, që është edhe kusht për pranim. Gjithashtu asaj i mungon përvoja e punës dhe nuk ka poena për këtë. Palët e pakënaqura mund të ankohen në Inspektoratin regjional të arsimit (SIA) Gjilan dhe në rrugë gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat