Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar 71 vjetorin e lindjes kongresmenit Eliot Engel, i cili këtë ditëlindje e shënoi në Kosovë.
“Miku im dhe i shtetit të Kosovës, kongresmeni Eliot Engel, sot mbushi 71 vjet. Ditëlindjen e tij ai e festoi me Kosovën, duke na u bashkuar në festën e jubileut të pavarësisë. I uroj jetë të gjatë, me shumë gëzime dhe me shumë miq”, ka shkruar Thaçi në Facebook.