Grevë më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore

Kosova

Grevë më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:47
SBASHK-u

SBASHK-u ka shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore, gjegjësisht në shkollat fillore e të mesme dhe Universitet duke përjashtuar çerdhet.

Sipas një komunikate të SBASHK-ut, greva do të fillojë në ora 9 dhe do të vazhdojë deri në orën 12 të ditës së hënë, 12 mars 2018.

SBASHK-u thotë se nuk kanë pushuar se angazhuari që përmes dialogut me Qeverinë të arrihet plotësimi i kërkesave të tyre dhe që ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Parlament.

“Do theksuar se kyeministri Haradinaj dhe ministri Bytyqi kanë shtuar angazhimet që kjo çështje të zgjidhet, por sipas informacioneve tona është ministri Bedri Hamza dhe Ministria e Financave që pengojnë, pa as edhe një arsye të qëndrueshme, realizimin e kësaj kërkese madhore  dhe prandaj duke u bazuar në Rezolutën e Kongresit 7 të lidhur me veprimet sindikale,  SBASHK-u shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet  arsimore, gjegjësisht në shkollat fillore e të mesme dhe Universitet duke përjashtuar  çerdhet . Greva do të fillojë në ora 9 dhe do të vazhdojë deri në orën 12 të ditës së hënë, 12 mars 2018. Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve  do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë.

U  drejtohemi prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse  këtë ditë nuk ka mësim ngase është grevë njëditore. Urojmë që ky veprim i radhës , gjegjësisht greva njëditore e 12 marsit të ndikojë në reflektimin pozitiv e konkret  të Ministrisë së Financave, në të kundërtën pa dëshirën tonë  më 13 prill do të jemi të shtyrë  duke respektuar Rezolutën e Kongresit 7 të SBASHK-ut lidhur me veprimet sindikale të  nisim grevën e përgjithshme e në kohë ta pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave tona”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u ka kërkuar mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët dhe i lut ata që ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të zbatojë sa më shpejtë obligimet për të cilat është zotuar vetë duke plotësuar kërkesat legjitime të SBASHK-ut në mënyrë që të mos ketë nevojë në të ardhmen për veprime sindikale, gjegjësisht për greva, të cilat do të ndodhin nëse Qeveria nuk reflekton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat