Moti gjatë vikendit

Kosova

Moti gjatë vikendit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:04
Ilustrim

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell, vende –vende me mjegull dhe pjesërisht i vranët .

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat