Vetëvendosje e shqyrton në mbledhjen e ardhshme nëse do të hyjë në koalicion me Ahmetin

Kosova

Vetëvendosje e shqyrton në mbledhjen e ardhshme nëse do të hyjë në koalicion me Ahmetin

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:04
Liburn Aliu

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen nga kjo parti të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu përderisa e konfirmoi këtë lajm përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur edhe zhgënjimin me vendimin e Ahmetit, të cilin e quan si të padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të partisë, 

“Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës”, shkroi Aliu.

Ndër tjerash ai thotë se është normale që drejtorët nga radhët e Vetëvendosjes të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat