Dekorohen me mirënjohje mësimdhënësit e dalluar

Kosova

Dekorohen me mirënjohje mësimdhënësit e dalluar

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:19
Pamje nga cermonia

Për nder te festes se 7 marsit ditës se mësuesit në shkollën Sh.f.m.u”Haradin Bajrami” në Magure u shpërndanë mirënjohje mësimdhënësve të dalluar të kësaj shkollë në krye me drejtorin Shaip Fazliu. Një nder  mësimdhënësit  ishte edhe mësuesja Miradie Shamolli- Leku e cila dekorohet me mirënjohje për të dytën herë po nga kjo shkollë.

Për herë të parë e mori mirënjohje si mësimdhënëse e dalluar  për angazhimin maksimal dhe suksesin e treguar në mësimdhënie me 16 Qershor 2017 pasi arriti të botoj librin e saj “ Yjet  tona” në bashkëpunim me nxënësit e saj klasa e pestë paralelja e ndarë në Qylage, libër ky mjafte voluminoz  me tematika të ndryshme për nxënësit,  të cilin mund ta gjeni edhe nëpër librari të ndryshme në Prishtinë.

Mësuesja në fjalë Miradie Shamolli- Leku arriti të dekorohet prapë me mirënjohje nga drejtoria e shkollës në bashkëpunim me këshillin e arsimtarëve, të prindërve dhe të nxënësve  iu dha mirënjohja për herë të dytë për punë të suksesshme dhe arritje të larta në procesin edukativo-arsimor, si dhe përkushtim në ngritjen e cilësisë. Njëherit mësuesja Miradie Shamolli- Leku është aftësuar  për : Menagjim, Administrim dhe Udhëheqje në Arsim të shek. XXI, e cila se shpejti është pretendonte të filloi studimet e Doktoratës në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat