Shumë shpejt pritet të fillojnë të realizohen dhjetëra projekte

Kosova

Shumë shpejt pritet të fillojnë të realizohen dhjetëra projekte

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:04
Malishevë

"Janë marrë vendimet dhe shumë shpejt pritet të përfundojnë edhe procedurat për fillimin e realizimit të dhjetëra projekteve të ndryshme, përderisa projektet e bartura nga viti i kaluar, apo projektet dy vjeçare, disa ka filluar të realizohen e disa tjera do të fillojnë së shpejti, varësisht prej kushteve atmosferike", tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

Përndryshe në mbledhjen e sotme, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar pre aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë. Në këtë mbledhje, u tha se po vazhdon aplikimi i bujqve malishevas për subvencione nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa nga ana e drejtorisë komunale, shumë shpejt pritet të hapet edhe aplikimi për ndërtimin e serrave.

Sa i përket situatës nga reshjet e shiut, gjatë javës së kaluar, sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, vetëm në një shtëpi në Bubavec ka pasur probleme për shkak të depërtimit të ujit, ndërsa në së paku dy raste ka pasur edhe rrëshqitje të dheut. Situatë më e rëndë ka qenë në liqenin në Mirushë, përkatësisht në urën që lidhë fshatin Mirushë dhe Gurbardh, ku si pasojë e ujërave, përveç që është mbuluar ura, ajo edhe dëmtuar në masë të madhe.

Sa i përket situatës me ethet hemorragjike, u shpreh pakënaqësi në vonesën nga ana e nivelit qendrorë,  për fillimin e fushatës së repelimit të kafshëve si masë parandaluese ndaj EHKK, por siç u tha, deri më tani nuk janë regjistruar raste të thumbimeve nga rriqrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat