Sindikata e Policisë dënon sulmet ndaj zyrtarëve policor

Kosova

Sindikata e Policisë dënon sulmet ndaj zyrtarëve policor

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:55
Policia e Kosovës

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës ka dënuar rastet e fundit të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

Sindikata e Policisë thekson se policia është e popullit të Kosovës, e cila në praktikë zbaton misionin më fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Policisë, të gjithë qytetarëve si dhe institucioneve të shtetit ka për detyrë dhe u ofron rend, qetësi dhe siguri.

“Gjithnjë kemi deklaruar dhe theksojmë se Sindikata e Policisë së Kosovës në vazhdimësi fuqishëm angazhohet për funksionim të shtetit juridik, e kjo nënkupton shkallën më të lartë të mundshme të raporteve demokratike në shtet, mirëpo, Sindikata si subjekt që mbron të drejtat e anëtarësisë së vet, punonjësve të Policisë së Kosovës, që për mision kanë zbatimin e ligjit, reagon dhe fuqishëm dënon të gjitha rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policor dhe mbështet fuqishëm organet e drejtësisë për ndërmarrjen e masave më rigoroze konform ligjit ndaj individëve apo grupeve të caktuara që marrin guxim dhe sulmojnë zyrtarët policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

“Policia e Kosovës është e popullit të Kosovës, e cila në praktikë zbaton misionin më fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Policisë, të gjithë qytetarëve si dhe institucioneve të shtetit ka për detyrë dhe u ofron rend, qetësi dhe siguri. Këtë e bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi do ta bëjnë, prandaj theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos  si akte të dhunshme dhe sulme mbi shtetin e Kosovës. Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë Policinë e Kosovës, të bashkëpunojnë me pjesëtarët e saj dhe t’i ndihmojnë ata për t’i realizuar detyrat e tyre, sepse ajo është e tyre”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat