Sindikata reagon ndaj sulmeve të policive

Kosova

Sindikata reagon ndaj sulmeve të policive

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj të gjitha rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policor dhe mbështet fuqishëm organet e drejtësisë për ndërmarrjen e masave më rigoroze konform ligjit ndaj individëve apo grupeve të caktuara që marrin guxim dhe sulmojnë zyrtarët policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Sindikata thotë se Policia e Kosovës është e popullit të Kosovës, e cila në praktikë zbaton misionin më fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Policisë, të gjithë qytetarëve si dhe institucioneve të shtetit ka për detyrë dhe u ofron rend, qetësi dhe siguri.

“Këtë e bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi do ta bëjnë, prandaj theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos  si akte të dhunshme dhe sulme mbi shtetin e Kosovës. Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë Policinë e Kosovës, të bashkëpunojnë me pjesëtarët e saj dhe t’i ndihmojnë ata për t’i realizuar detyrat e tyre, sepse ajo është e tyre”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat