Pacolli i gëzohet formimit të koalicionit qeverisës gjerman

Kosova

Pacolli i gëzohet formimit të koalicionit qeverisës gjerman

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:39
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka shkruar se pret me padurim ditën e mërkurë, kur pritet të zgjidhet për herë të katërt Kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel dhe më pas të betohet edhe qeveria e re.

“I gëzohem lajmit për nënshkrimin e Marrëveshjes për formimin e koalicionit dhe programit të ardhshëm qeveritar nga krerët dhe Grupet Parlamentare të CDU-së, CSU-së dhe SPD-së në Berlin. Pres me padurim ditën e mërkurë, kur pritet të zgjidhet për herë të katërt Kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel dhe më pas të betohet edhe Qeveria e re”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat