Numri i kredive të garantuara nga FKGK arrin në 1 mijë

Kosova

Numri i kredive të garantuara nga FKGK arrin në 1 mijë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Në fund të javës së kaluar arriti në 1 mijë numri i kredive të garantuara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).

Vlera e përgjithshme e këtyre kredive të miratuara nga Bankat partnere tashmë ka arritur vlerën EUR 37.4 milionë

“Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me pothuaj të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare-Dega në Kosovë, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank dhe TEB Bank. Këto marrëveshje synojnë të zgjerojë kredidhënien për bizneset kosovare”, thuhet në komunikatën e FKGK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat