Oda e Mjekëve nënshkruan memorandum me shoqatat që mbrojnë pacientët

Kosova

Oda e Mjekëve nënshkruan memorandum me shoqatat që mbrojnë pacientët

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:53
Kryetari i Odës së Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se si Odë kanë vendosur që së pari dhe partneri i parë i tyre të jetë pikërisht pacienti dhe ata të cilët mbrojnë të drejtat e tyre.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS- KAPHA, ku përmes këtij memorandumi u tha se do bëhet përpjekje për përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësorë, por edhe të pacientëve.

Kryetari i Odës së Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se si Odë kanë vendosur që së pari dhe partneri i parë i tyre të jetë pikërisht pacienti dhe ata të cilët mbrojnë të drejtat e tyre.

Sejdiu: Në këto memorandume do të bashkëpunojmë me të dy shoqatat

“Në këto memorandume do të bashkëpunojmë prej asaj në mbrojtjen e përbashkët, diskutimin e çështjeve të cilat kanë të bëjnë me çështjen e ofrimit të kontestueshme ta zëmë prej njërës palë apo tjetrës te pacientët tonë, dhe të shqyrtojmë ato ankesa bashkërisht dhe si partner do të kemi avokatët e vet pacientëve që është në këtë rast Shoqata e të Drejtave të Pacientëve. Kurse, me Shoqatën e të infektuarve me HIV-AIDS do të mbështesim përmes akreditimit, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm ngritjen e vetëdijes, ngritjen e kapaciteteve të njohurive edhe të personelit shëndetësor bashkërisht me vetë popullatës në Kosovë sa i përket sëmundjes, preventives dhe të gjitha”, tha ai.

Besim Kodra, drejtori ekzekutiv Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), tha se është kënaqësi për ta që janë ndër të parët që po nënshkruajnë një marrëveshje me Odën.

Kodra: jemi koncentruar në rritjen e vetëdijesimit të stafit për të drejtat e pacientëve

“Ndoshta do të shihet si një gjë interesante, por një varg kompetencash shumë të rëndësishme janë bartur nga Ministria e Shëndetësisë te kjo Odë dhe ne mendojmë se këtu vendoset për shumë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e pacientëve. Mendojmë se bashkëpunimi jonë si pacientë dhe mjekësve do të ishte shumë i dobishëm. Aspektet ku ne jemi koncentruar më shumë kanë të bëjnë me çështjen e etikës mjekësore dhe rritjen e vetëdijesimit të stafit shëndetësor për të drejtat e pacientëve dhe obligimet e tyre gjithashtu”, tha ai.

Për udhëheqësin e Asociacionit Kosovar të Personave me HIV/AIDS- KAPHA, Alban Gjonbalaj, nënshkrimi i këtij memorandumi hap rrugë për bashkëpunim dhe ulje të diskriminimit të stafit mjekësor ndaj personave që jetojnë me HIV/AIDS.

Gjonbalaj: Ky memorandum hap rrugë për  bashkëpunim më të mëtutjeshëm

“Ky memorandum do të hapë rrugë për  bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe uljen e diskriminimit të stafit mjekësor ndaj personave që jetojnë me HIV. Fatkeqësisht, muajin e kaluar kemi pasur një rast të tillë ku është në procedurë gjyqësore, i cili pacient ka marrë shërbime herën e parë, pastaj herën e dytë e ka marrë doktori vesh që është i infektuar dhe nuk i ka dhënë shërbim. Këtu duhet të bëjmë të pamundurën që këtë diskriminim ta ulim në minimum  ose zero që të mos ketë fare dhe e dyta ofrimi i shërbimeve të standardeve të kujdesit që quhet të ketë në nivelin sa më të mirë. Fatkeqësisht nuk i kemi të mira, por besoj që me bashkëpunimin me Odën e Mjekëve këtë nivel do ta ngrisim”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat