MMPH-ja përkrah komunën e Deçanit me disa projekte në fushën e mjedisit

Kosova

MMPH-ja përkrah komunën e Deçanit me disa projekte në fushën e mjedisit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:36
Albena Reshitaj, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, me të cilin biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. 

Në takim ministrja Reshitaj duke cilësuar Deçanin si një vend turistik prezantoi projektet e ministrisë që do të realizohen në bashkëpunim me komunën si: Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Irzniq në Lagjen “Mushkolaj”, në vlerë prej   100 mijë euro, rregullimi i shtratit të Lumëbardhit në Deçan, në vlerë prej  500 mijë eurosh, ndërtimi i ujësjellësit në Strellc të Deçanit, në vlerë prej  320 mijë eurosh.

Reshitaj përmendi edhe projektet që janë duke vazhduar si: Ndërtimi i kanalizimit në Deçan, në vlerë prej   60 mijë eurosh, rregullimi i hapësirës gjelbëruese tek  Verrat e Llukës, në vlerë prej  50 mijë eurosh si dhe ujësjellësi për 10 fshatra dhe kyqja në burime të reja në Deçan, ku për vitin 2018 janë ndarë 50 mijë euro.

Nga ana tjetër kryetari Ramosaj falënderoi ministren për ndihmën e dhënë në  realizimin e këtyre projekteve, duke vlerësuar punën e saj në përmirësimin e gjendjes se mjedisit dhe përkrahjes që ajo po i jep komunave.

Në fund të takimit palët u zotuan që bashkërisht do t’i eliminojnë deponitë ilegale të mbeturinave në këtë komunë si dhe shndërrimin e tyre në zona të gjelbra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat