Aktiviteti i dhurimit të 2000 librave

Kosova

Aktiviteti i dhurimit të 2000 librave

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:58
Librat

Sot ORCA ka dorëzuar më shumë se 500 tituj me më shumë se 2000 publikime në konviktet e Qendrës së Studentëve, të të gjitha fushave që studiohen në UP.

Për një muaj ORCA ka udhëhequr një kampanjë për mbledhjen e librave si një ide e studentëve dhe nevojë e tyre.

Biblioteka është kushti bazik për studim dhe është kushti bazik i suksesit të një universiteti. Universitetet publike në Kosovë kanë pak për të mos thënë fare qasje në literaturën bashkëkohore që nevojitet për fushat e studimit të cilat ushtrohen në këto universitet.

MAShT nuk ka bërë sa duhet për pasurimin e bibliotekave universitare ndërsa UP është pasive në këtë drejtim. Nëse ORCA me mjete vullnetare ka mundur të mbledhë mbi 2000 publikime nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme që veprojnë në Kosovë, pse nuk munden MAShT dhe UP ta bëjnë 20 fishin e kësaj?

ORCA kërkon që MAShT të bashkëpunojë me UP-në dhe të angazhohen në përkthimin e literaturës më bashkëkohore për të gjitha fushat e studimit si dhe të krijojnë mundësi për qasje në informacion shkencor për profesorët dhe studentët universitar.

Më poshtë është lista e personave dhe isntitucioneve dhuruese:

Kosovar Gender studies Center

Lirim Berisha

Kosovo 2.0

Humanitarian Laë Center Kosovo

Qendra Multimedia

Artpolis

Kosovo Ëomen's Netëork

Eranda Arifi

Forum ZFD

KFOS

Lura Limani

BIRN

Kosovar Center for Security Studies (KCSS)

YIHR-KS

CRDP

ORCA

UN ËOMEN

Atdhe Hykolli

Shkelzen Gashi

Integra

Gramos Bucinca

EUIÇ

Venera Cocaj

Vjollca Krasniqi

Botimet Pema

CEL - Center for Equality and Liberty Kosovo

Arian Maloku

Adea Kondirolli

American Advising Center- Education USA

Blend Carkaxhiu

Eliza Hoxha

Valmir Krasniqi

Saranda Sylejmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat