Pacolli përfaqëson Kosovën në samitin e gjashtë të Ballkanit perëndimor

Kosova

Pacolli përfaqëson Kosovën në samitin e gjashtë të Ballkanit perëndimor

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:55
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se do të shfaq në takimin e Ministrave të punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor WB6, hapat e mëtejshëm të shtetit kosovar sa i përket Strategjisë së Zgjerimit të Këshillit Europian.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook, ndërsa ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Sarajevë, ka theksuar se është në përgatitje e sipër për planet për në Samitin e radhës në kuadër të ”Procesit të Berlinit”.

”Sot arrita në Sarajevë ku mu rezervua një pritje mjaft e mirë nga nikoqirët boshnjak dhe nesër do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor WB6. Gjatë takimit, do të prezantojë qëndrimin e shtetit të Kosovës për rrugën e mëtutjeshme eurointegruese pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të KE-së si dhe, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutojmë për përgatitjet për Samitin e radhës në kuadër të “Procesit të Berlinit”, që do të mbahet në Londër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat